zoom

Lajme

Banorja e Fermës VIP përfundon në spital

Banorja e Fermës VIP përfundon në spital

Një situatë e papritur ka ndodhur në Fermën VIP, ku një prej banoreve ka përfunduar në spital pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Përmes një njoftimi zyrtar, produksioni bëri të ditur se fermerja Malbora Gurra ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, gjendja e saj paraqitet e stabilizuar, por ajo vijon të jetë në monitorim për shkak të situatës së krijuar.

Sipas të njëjtit njoftim, ende nuk ka një vendim përfundimtar nga stafi mjekësor nëse Malbora do të jetë në gjendje të rikthehet në garë dhe të përballojë sfidat fizike që kërkon formati.

Ndërkohë, brenda shtëpisë, produksioni ka hapur një diskutim mes banorëve, duke ngritur pyetjen nëse ajo duhet të rikthehet në lojë në rast se nuk është plotësisht e aftë fizikisht.

Postime të lidhura