Aplikacion
Një apartament i ndodhur në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur te kompleksi Kika 1 ndërsa fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll pa shkaktuar persona të lënduar.
Burimet bëjnë me dije se nga zjarri është prekur një dhomë gjumi, djegia e të cilës ka shkaktuar tym në zonë.
Zjarrfikësja dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje duke vijuar me punën për mbajtje nën kontroll të situatës.
Sakaq thuhet se zjarri vijon të jetë aktiv duke shkaktuar ankth te banorët e zonës, ndërsa zona është mbuluar nga tymi.
Deri më tani shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të jetë një shkëndije elektrike. Banorët e zonës janë në ankth për situatën e kirjuar pasi e sotmja shënon herën e dytë që një pallat në Tiranë përfshihet nga flakët.
Zjarri i ndodhur pasditen e 14 prillit te zona e njohur si “Farmacia 10” shkrumboi dhjetëra apartamente duke lënë në qiell të hapur banorët e kompleksit “Arlis”.
Pavarësisht se zjarrfikësja ndodhet te “Kika 1” duke punuar për shuarjen totale të flakëve që shkrumboi sot dhomën e apartamentit në katin e gjashtë të ndërtesës, qytetarët janë në ankth e të frikësuar se mos historia e kompleksit “Arlis” mund të përsëritet.