zoom

Ekonomi

Banka Botërore: Mbi 400 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri

Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka zbuluar shifrat e varfërisë në vendin tonë.

Sipas tij, jane mbi 400 mije shqiptare te cilet jetojne ne varferi, ndersa nje pjese e madhe tjeter eshte shume prane ketij pragu.

‘Gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, pra kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar’, tha Salinas në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Shqipëri.

‘Një pjesë tjetër e konsiderueshme jeton në kufirin e varfërisë. Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune’, shtoi ai