zoom

Bota

Banda e armatosur bastis universitetin në Nigeri! Rrëmbehen 80 studentë, vritet polici

Persona të armatosur kanë bastisur një universitet shtetëror në Nigeri, ku kanë rrëmbyer të paktën 80 studentë, shumica prej tyre janë vajza, informon CNN.

Sipas policisë, pesë mësues u rrëmbyen dhe një oficer policie u vra në një shkëmbim zjarri me autorët e sulmit.

“Ata vranë një polic, thyen portën dhe shkuan drejt e në klasat e studentëve”, tha Usman Aligiou, një profesor në shkollën ku ndodhi sulmi, duke shtuar se shumica e studentëve të rrëmbyer ishin vajza.

Ky është sulmi i tretë, që ndodh në më pak se tre javë në Nigerinë veriperëndimore dhe qendrore, që ka synim rrëmbimin e nxënësve apo studentëve.

“Autoritetet po kërkojnë për personat e armatosur që sulmuan Universitetin Publik Birin Yuri në shtetin Kebi”, tha policia dje në një deklaratë.

Sipas banorëve, personat e armatosur vranë 5 persona, 4 prej të cilëve ishin studentë. Sidoqoftë, ky raport nuk është konfirmuar nga autoritetet.