zoom

Sport

Ballkani “prek” turin e tretë, Ilir Daja: Kemi treguar personalitet kundër Larne

Ballkani fitoi me shifrat 3-0 kundër Larnes për llogari të turit të dytë të Conference League dhe hedh një hap të madh drejt kualifikimit.

Trajneri Ilir Daja, u shpreh i lumtur me ekipin e tij, ndërsa theksoi se me impenjim maksimal mund të shkojnë sërish në grupe.

Triumfi – “Është një ekip që ka karakteristika të veçanta dhe ne nuk duhet t’i linim të luani lojën e tyre. Kemi poseduar shumë mirë topin dhe patën një ritëm shumë të mirë deri në minutat 70 dhe 80. Kishim vetëm 4 ditë kohë për t’u përgatitur. Kemi marrë lojtarë të rinj, por këto nuk janë ndeshje për të prezantuar lojtarë të rinj. Një ndeshje shumë të mirë pati Kryeziu. Patëm mungesa, pasi Kuçi doli në nxemje, por nuk ishte në gjendje të luante. Kemi bërë paraqitje të mirë, por futbolli në këto raste nuk është 90 minuta, por 180 minuta”.

Kualifikimi i mbyllur? – “Gjithmonë ka më mirë,por edhe 3-0 është një rezultat i mirë, pasi kundërshtarët janë një ekip që pësojnë pak, pasi janë të disiplinuar në mbrojtje. Që dmth t’i shënosh një ekipi që vetëm mbrohet sigurisht që na kënaq fakti që bëmë tre gola, por normale nëse do shënonim më shumë do të ishim gëzuar më shumë. Po të ishim treguar më cinik do të kishim mundur të shënonim, pasi rastet i patëm. Me këtë fitore kualifikimi varet nga ne”. /zoom.al/