zoom

Politikë

“Ballkani i Hapur” ka një hile/ Kryetari i Akademisë së Shkencave: Ju tregoj çfarë fshihet

Kryetari i Akademisë së Shekencave të Kosovës, Mehmet Kraja thotë se pas “Ballkanit të Hapur” qëndron një “hile”.

Kraja shprehet se kryeministrat shqiptarë janë çuditërisht më të zëshëm për këtë nismë, se sa ata të rajonit.

“Ka një gjë që duhet ta kemi të qartë sa i përket zhvillimeve në rajon rreth Ballkanit të Hapur se. Më i zëshëm Edi Rama se Vuçiqi, më i zëshëm Abazoviqi se Gjukanoviqi. Është pak absurde, por kështu është. Është pak e çuditshme. Pse është e çuditshme? Pse duhet të jemi kundër Ballkanit të Hapur? Nuk duhet. Por problemi është tjetërku dhe fshihet herë pas here. Edhe kur erdhi në Tiranë shefi i KE-së, e këtu tek ne. Jepen deklarata por fshihen të tjera. Gjithëpërfshirës. Pse fshihet ajo?”, tha ai për T7.

Sipas Krajës, Ballkani i Hapur nuk i trajton të gjitha vendet si të barabarta.

“Kjo është esenca. Esenca është gjithëpërfshirja. Nuk ka arsye tjetër të vecante për këtë punë. Është problemi i gjithëpërfshirjes. Tash për tash, Edi Rama dhe Vucic insistojnë të bëjnë një Asociacion ose bashkim shtetesh, ku janë të parët dhe të dytët e të tretët. Të parët janë Shqipëria dhe Serbia, të dytët Maqedonia e Mali i zi dhe të tretët ne e Bosnja. Një ndarje e tillë nuk mund të bëhet. Nuk është një proces gjithëpërfshirës. Nuk është edhe një proces që i jep Kosovës trajtim të barabartë. Pasi nëse do të ishte nuk ka arsye të mos jemi aty. Sepse Serbia do na njihte atëherë. Por këtu qëndron hileja që po them”. 

Kundër Ballkanit të Hapur kanë qenë të gjithë liderët politikë të Kosovës, ndërsa qëndrimi i kryeministrit Rama dhe lidhja e tij me presidentin serb Vuciq për këtë çështje ka krijuar distancë mes Prishtinës e Tiranës, me raporte herë pas herë që kanë kapur nivelin e tyre më të ulët. /Zoom.al