Aplikacion
Deklaratat e fundit të presidentit serb Aleksandar Vučić, i cili ka thënë se nisma tashmë e dështuar, “Ballkani i Hapur” ka qenë ide e tij, kanë rikthyer në vëmendje debatin mbi drejtimin që duhet të ndjekë rajoni, veçanërisht Shqipëria, drejt Bashkimit Evropian.
Në Tiranë, kjo ngre pikëpyetje përse duhet ndjekur një qasje si Beogradi, në vend që të ruahet një kurs i pavarur në procesin e integrimit.
Kryeministri Edi Rama ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të “Ballkanit të Hapur”, duke e konsideruar si një mundësi për të përshpejtuar bashkëpunimin rajonal dhe për të shmangur pengesat burokratike.
Megjithatë, integrimi në BE mbetet një proces individual i bazuar në përmbushjen e kritereve dhe jo një proces që mund të ndodhë “në bllok” pa të drejta të plota.
Ideja që vende si Shqipëria dhe Serbia të anëtarësohen së bashku në një formë të pjesshme të anëtarësimit nuk është pjesë e politikave zyrtare të Bashkimit Evropian, por është diskutuar herë pas here në qarqe politike dhe analitike si një skenar alternativ.
Kjo pas një krëkese të hapur të bërë pikërisht nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Serb Aleksandar Vučić.
Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga komisionerja europiane për zgjerimin Marta Kos, megjithëse ndre sërish dyshime mbi mendimet dhe veprimet e përbashkëta të shefit të qeverisë me liderin serb.
Brukseli vazhdimisht ka përsëritur se çdo vend duhet të ruajë prioritetet e veta kombëtare dhe të përmbushë standardet e kërkuara nga BE-ja në mënyrë të pavarur.
Ndërkohë, perspektiva evropiane e rajonit vazhdon të varet jo vetëm nga iniciativat rajonale, por edhe nga reformat e brendshme dhe vullneti politik në secilin vend.