Aplikacion
Selvije Jao ka kujtuar Shpat Kasapi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e madhe për mungesën e tij.
Ajo ka ndarë së fundmi një InstaStory me një video të këngëtarit, të shoqëruar me fjalë të ndjera, ku tregon se humbja e tij vijon të jetë shumë e rëndë për të. “M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, ka shkruar ajo.
Selvije Jao thekson se këtë vit festën e Bajramit do ta kalojë vetëm me djalin e tyre të vogël, Roelin, pa praninë e tij, çka e bën edhe më të vështirë këtë periudhë.

Ndarja nga jeta e këngëtarit në fund të muajit nëntor, në moshën 40-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa ajo tashmë kujdeset e vetme për djalin e tyre trevjeçar.