zoom

Aktualitet

Babë e bir plagosen me thikë, 26-vjeçari arrestohet nga policia

Babë e bir u plagosën me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ata u goditën nga një 26-vjeçar, i cili pas ngjarjes u arrestua nga policia.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi edhe thikën me të cilën i riu kreu plagosjen.

Dy të plagosurit, babai 52 vjeç dhe djali 19 vjeç, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.