zoom

Lajme

Bes Kallaku flet për jetën pas ndarjes nga Xhensila: Shkoj marr fëmijët dhe…

Bes Kallaku foli për jetën që po bën pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj dhe ndjesitë që po përjeton.

Ai tregoi në studion e emisionit “Vizioni i Pasdites” se pavarësisht fundit të martesës, ndihet i lumtur dhe se po gëzon dy fëmijët e tij, duke shtuar se sa herë ka kohë, shkon e merr fëmijët dhe kalojnë momente së bashku.

Besi foli për marrëdhënien e veçantë që ka me Ajkën, duke rrëfyer se një pjesë të mirë të kohës gjatë verës e kalojnë në fshat.

“Jam shumë i lumtur. Kam pasurinë më të madhe, dy fëmijët e mi. Jam i lumtur, jam i qetë, mendoj që kam arritur shumë. Njësia matëse e pasurisë është lumturia. Mendoj që kam arritur nga ku vija dhe ku jam, kam bërë hapa shumë para. E gjithë kjo është lavdi vetëm e Zotit. Zoti nuk të çon rastësisht aty ku je. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Unë kam parë njerëz me xhepin plot dhe zemrën bosh dhe anasjelltas. Plotësia e zemrës është ajo që njeriu ka nevojë të ketë.

Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë… Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët.

Unë mundohem t’i induktoj Ajkës sa më shumë dhe sa më tepër jetën e fshatit. Sa herë është me mua mbjellim lule bashkë. I pëlqen jeta e fshatit, e marr te kafshët. Gjatë verës ne mbarojmë të shkojmë në fshat. Shkojmë te Ija, rrimë aty. Fëmijët e sotëm, brezin e sotëm, teknologjia i ka nxjerrë nga natyrshmëria”, tha Bes Kallaku.