Aplikacion
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ju bënë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mashtruese që po qarkullojnë së fundmi.
MIE sqaron se në emër të këtij institucioni, si dhe atë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), qytetarëve ju dërgohen sms të cilat përmbajnë linqe të dyshimta për gjoba apo pagesa.
MIE fton qytetarët të tregojnë kujdes dhe të mos klikojnë asnjë link që përmbajnë këto mesazhe.
