zoom

Aktualitet

Autori e pa duke folur me të dashurën e tij, si ndodhi vrasja e të riut shqiptar nga bashkatdhetari

Autori e pa duke folur me të dashurën e tij, si ndodhi vrasja e të riut shqiptar nga bashkatdhetari

Një grindje mes dy shqiptarëve përfundoi me një vrasje, krim i cili ndodhi gjatë natës pranë kryqëzimit të Olmo në Arezzo, në një shesh pranë një bari të mbushur me njerëz.

Gjergj Pergegaj u qellua nga katër të shtëna me armë zjarri. Kur policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën e gjetën të vdekur 30-vjeçarin.

Efektivët u vendosën në kërkim të një Audi të bardhë, me postblloqe të ngritura në të gjithë zonën dhe përgjatë rrugëve kryesore që të çonin jashtë qytetit.

Rreth dy orë pas vrasjes, në sallën e operacioneve erdhi një tjetër telefonatë në numrin 112: ishte vrasësi, i cili tha në telefon se donte të dorëzohej dhe i tregoi policisë vendndodhjen e tij. Ai ndodhej në kodrat e Rigutinos, duke i pritur në makinë me armën e përdorur për të kryer krimin, të cilën e kishte poseduar ilegalisht.

Shkaku i grindjes që shkaktoi tragjedinë ende nuk është konfirmuar, por motivi mund të jetë pasioni. Të dy të rinjtë e përfshirë janë me origjinë shqiptare. Viktima, Gjergj Pergegaj , do të mbushte 30 vjeç më 19 prill; ai jetonte në fshatin Frassineto. Vrasësi, gjithashtu shqiptar, pa precedentë penalë, është 35 vjeç dhe banor i Rigutino. I ndaluar ndërsa ishte në makinën e tij, 35-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe tani ndodhet në burg me akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Viktima, në fund të turnit të tij të punës, mësohet se ishte ndalur për të folur me ish-të dashurën e tij në parkingun pranë kryqëzimit të Olmos, një zonë e njohur që zakonisht është e mbushur me njerëz deri vonë natën. Partneri i saj mbërriti në atë moment dhe kur i pa ata së bashku nxori armën dhe hapi zjarr ndaj të riut, të cilin me shumë gjasa e njihte më parë. Raportohet se u qëlluan të paktën tre herë, njëra prej të cilave e qëlloi për vdekje, në fyt. Ai më pas iku, por u kap pak më vonë nga forcat e rendit. Pasi u kap, me sa duket nuk bëri rezistencë.

Postime të lidhura