Aplikacion
Policia e Lezhës ka gjetur dhe sekuestruar një automjet të dytë që dyshohet se është përdorur në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Balldren.
Bëhet fjalë për një makinë tip “Audi A4”, e cila u gjet e braktisur në zonën e Torovicës, në një rrugë dytësore pranë tokave bujqësore dhe afër një kanali kullues. Sipas burimeve zyrtare, brenda mjetit janë zbuluar dokumente që lidhen me personat e shpallur në kërkim për këtë krim.
Hetuesit dyshojnë se kjo makinë është përdorur nga bashkëpunëtorët e autorëve kryesorë, të cilët kanë pasur rolin e monitorimit të lëvizjeve të viktimave përpara ekzekutimit.
Automjeti është sekuestruar si provë materiale dhe pritet t’i nënshtrohet analizave të detajuara kriminalistike, në përpjekje për të siguruar gjurmë të reja që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./ Zoom.al