Aplikacion
SPAK kërkon burg të përjetshëm për Plaurent Dervishajn, ndërsa 35 vite për Julian Meçen për ngjarjen e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.
Pretenca u lexua në mungesë të të pandehurve nga prokurori Adnan Xholi.
Sipas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, për Plaurent Dervishajn është kërkuar dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa për Julian Meçen është kërkuar një dënim prej 35 vitesh burg.
Procesi është pjesë e hetimeve të SPAK ndaj çështjeve të krimit të organizuar, ndërsa pritet që gjykata të shqyrtojë dhe të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë në seancat e ardhshme.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë Aleksandër Laho, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.