zoom

Aktualitet

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë/ Policia jep detajet: Breshëri plumbash para biznesit të tij

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë/ Policia jep detajet: Breshëri plumbash para biznesit të tij

Policia ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë, ku një 50-vjeçar mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri para biznesit të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi Th. R., 50 vjeç. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se autorët kanë qenë dy persona të pajisur me skafandra, të cilët, pas të shtënave, janë larguar me një motomjet.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli, ndërsa vijojnë kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit dhe për të dokumentuar ngjarjen.

Postime të lidhura