zoom

Aktualitet

Emri/ Efektivi i Krimeve në Sarandë dhunohet nga disa persona

Emri/ Efektivi i Krimeve në Sarandë dhunohet nga disa persona

Një efektiv i Policisë së Sarandës është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 3 të qytetit, pas një konflikti me disa persona.

Bëhet fjalë për oficerin e Krimeve, Mihal Velço, i cili, sipas të dhënave paraprake, po lëvizte me motor kur fillimisht është fyer dhe kërcënuar nga një grup personash. Më pas, ai ka ndaluar mjetin dhe situata ka degraduar në përplasje fizike.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim, ndërsa deri tani dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar për shkak të detyrës së efektivit.

Pas incidentit, shërbimet e Policisë zhvilluan kontrolle në banesa, lokale dhe ambiente të tjera në zonë, ndërsa disa persona u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura