zoom

Slider

Ataturku “mollë sherri” mes Turqisë e Arabisë, Gallatasaraj-Fenerbahçe s’dalin në fushë (VIDEO)

Ataturku “mollë sherri” mes Turqisë e Arabisë, Gallatasaraj-Fenerbahçe s’dalin në fushë (VIDEO)

Fenerbahçe dhe Galatasaray ishin përgatitur për të luajtur Superkupën e Turqisë (Türkiye Süper Kupası), por ndeshja nuk do të luhet për shkak të një incidenti diplomatik midis Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Kriza lindi pas ndalimit të futbollistëve nga autoritetet lokale për t’u futur  në fushë me pankarta dhe bluza që kanë për referencë themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Ky vendim acaroi tejmase skuadrat, që nuk pranuan të luanin ndeshjen në këto kushte. Okan Buruk, trajneri i Galatasaray konfirmoi se takimi  i planifikuar të luhet në Riad është shtyrë për një datë tjetër.

Kronika tjetër: Priten si heronj në Turqi!

Futboll dhe politikë, por kjo e fundit u bë shkas që finalja e Superkupës së Turqisë, ndërmjet Fenerbahce dhe Gallatasary, e parashikuar të luhej në Riyad, të premten më 29 dhjetor, të mos zhvillohej.

Një incident i rëndë diplomatik solli një kaos të madh, kjo pasi Arabia Saudite, vendi pritës i kësaj finaleje, nuk lejoi që dy klubet turke, apo dhe tifozët e tyre, të mbanin në veshur fanella me imazhin e Kemal Ataturk, presidenti i parë i Republikës turke, themeluesi i shtetit laik.

Në Arabinë Saudite nuk e pëlqejnë atë që përfaqëson Ataturku, për këtë arsye nuk lejuan asnjë fanellë, asnjë banderolë me mbishkrimin:

“Paqe në shtëpi, paqe në botë”. Të dy klubet turke, edhe drejtuesit e federatës së futbollit turk, dolën kundër këtij vendimi duke mos pranuar të zbrisnin në fushë, për këtë arsye finalja e Superkupës së Turqisë u shty zyrtarisht për një datë të papërcaktuar.

Të dy presidentet e dy klubeve, po ashtu edhe vetë federata turke dolën me reagime zyrtare, ndërsa më qindra tifozët, pritën dy ekipet në aeroport pasi u kthyen në Turqi, një pritje e zjarrtë si për të përshëndetur vendimin e tyre për të mos zbritur në fushë pasi organizatorët në Riyad nuk lejuan imazhin e Kemal Ataturkut.

Postime të lidhura