Aplikacion
Astrologia Meri Gjini zbuloi në emisionin “7pa5” se shenja që duan yjet në tetor është ajo e Virgjëreshës, e cila do të përjetojë vazhdimësi, siguri dhe do të zgjidhë probleme të mbetura nga vera.
“Në fazën e parë, Saturni është përballë. Jep mundësi shumë të mirë për të diskutuar me eprorët. Nuk lidhet me emocionet, por me sigurinë dhe vazhdimësinë. Mund të jetë punë, dakordësi, kontratë, gjithçka rrotullohet në ndërtimin e një baze të sigurt.
Yjet e duan Virgjëreshën këtë muaj. E para, për të zgjidhur çfarë kanë patur problematika nga gushti. E dyta, për të patur një stabilitet në mënyrën si e projekton të ardhmen afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë.
Më kryesorja ka të bëjë me pjesën e emocioneve në jetën personale dhe sociale. Buzëqeshja e këtij muaji ndodh në lëvizje të mëdha të gjata dhe të largëta”, tha astrologia Meri Gjini.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia