zoom

Lajme

Asllani drejt largimit nga Interi, klubi italian i hap derën shitjes së mesfushorit shqiptar

Asllani drejt largimit nga Interi, klubi italian i hap derën shitjes së mesfushorit shqiptar

E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani te Interi duket gjithnjë e më e pasigurt, pasi drejtuesit e klubit italian kanë filluar të shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit të tij gjatë merkatos së verës.

Sipas mediave italiane, Interi po riorganizon skuadrën për sezonin e ri dhe disa lojtarë që nuk konsiderohen pjesë e projektit afatgjatë janë vënë në listën e shitjeve. Mes tyre përmendet edhe Asllani, së bashku me mbrojtësin Benjamin Pavard.

Agjenti i lojtarëve, Federico Pastorello, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit në Milano, ku është diskutuar hapur për gjetjen e ofertave konkrete për dy futbollistët.

Klubi zikaltër raportohet se i vlerëson të dy lojtarët në një shifër që varion nga 12 deri në 15 milionë euro, ndërsa interesimi nga jashtë Italisë po shtohet, veçanërisht nga disa klube në Arabinë Saudite.

Në këtë fazë, ende nuk ka një vendim përfundimtar, por java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Asllanit, i cili mund të ndryshojë skuadër pas një periudhe jo gjithmonë të qëndrueshme në Milano./ Zoom.al

Postime të lidhura