zoom

Aktualitet

Asfiksohen zjarrfikësit në Dukat, dërgohen me urgjencë në spital

Asfiksohen zjarrfikësit në Dukat, dërgohen me urgjencë në spital

Tre zjarrfikës janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës pas asfiksimit gjatë operacioneve për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit.

Mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Vatra e zjarrit në malin e Dukatit mbetet aktive për të tretën ditë radhazi, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore dhe duke shkaktuar dëme serioze në ekosistem.

Sipas autoriteteve vendore, terreni i thepisur dhe era e fortë po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen nga toka dhe po ndihmojnë në përhapjen e flakëve./ Zoom.al

Postime të lidhura