zoom

Aktualitet

Artisti i njohur, Naun Shundi, në betejë për jetën. Familjarët kërkojnë ndihmë për kurim

Artisti i njohur, Naun Shundi, në betejë për jetën. Familjarët kërkojnë ndihmë për kurim

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur Naun Shundi po përballet me probleme serioze shëndetësore.

Për shkak të problemeve me shëndetin, ai ka ndërprerë aktivitetin në teatrin “Zonja e Bujtinës”, i themeluar prej tij.

Artisti ndodhet në Francë ku po trajtohet nga mjekët, por kurimi kushton shumë.

Për këtë arsye, të afërmit dhe Teatri “Zonja e Bujtinës” kanë bërë apel për ndihmë financiare, duke vënë në dispozicion një llogari bankare për kontribute.

“Nauni po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Çdo ndihmë nga miqtë dhe dashamirësit e tij do ta bëjë këtë betejë më të lehtë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë.

Për rastin e aktorit Naun Shundi ka reaguar edhe regjisori Edmond Topi. Ai bën apel ndaj të gjithëve që të ndihmojnë financiarisht.

“Sapo mësova që Bebi (Naun Shundi) mik i hershëm , shok klase në akademinë arteve , artist në shpirt , i pamposhtur nga rruga e përpjetë e artit në tiranën e tij …qënka sëmurë rëndë ! Atë mund ta shpëtojmë ne të gjithë ! Nëse heqim dorë nga një darkë e mirë…për të shijuar shumë mbrëmje me artin e atij aktori të rrallë ! Kontriboni miq… e do të ndjeheni më mirë, kur ta kuptoni se sa shumë jemi ne që jemi „ pak por të fortë“ !”, është apeli i Edmond Topit./ Zoom.al

Të dhënat ku mund të kontribuohet për Naun Shundi:

Iban: AL9220511289003846CLIDCLALLE

Swift NCBAALTX

0692092911

Postime të lidhura