Aplikacion
Kokainë e bërë gati, euro cash, mjete për përgatitjen dhe shitjen e drogës e sende të tjera të kundraligjshme janë gjetur nga policia dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat gjatë operacionit të mbrëmjes së kaluar në Tiranë, ku u godit një rrjet i shpërndarjes së kokainës dhe u arrestuan pesë persona.
Mes tyre dhe një efektiv i RENEA-s, Rael Luli, 27 vjeç.
Të arrestuarit e tjerë
– J.L., 30 vjeç;
– G.H., 26 vjeç;
– G.S., 27 vjeç;
– E.S., 26 vjeç.
Policia dhe SHÇBA zhvilluan më pas kontrollet e banesave të personave të implikuar. Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj