zoom

Aktualitet

Armëmbajtje pa leje dhe shitje kokaine: Vrasësi i Nikulajt me skedë kriminale në Londër

Portugezi Ruben Saraiva është personi që ekzekutoi biznesmenin dhe politikanin Ardian Nikulaj, më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Ky shtetas i cili vijon të jetë ende në kërkim, prej më shumë se 10 vitesh jetonte në Angli. Kjo ka të bëjë edhe me përzgjedhjen e tij si vrasës nga porositësist që gjithashtu jetonin në Angli.

Saraiva është një emër i njohur për policinë britanike dhe kryesisht atë në Londër. Në 10 vitet e fundit, ai është përfshirë në disa krime që lidhen me mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje.

Ai është dënuar me burg për armëmbajtje pa leje dhe fill pas daljes nga burgu është dënuar sërish për dëmtime trupore të rënda ndaj një personi. Edhe në vitin 2017 ai është dënuar për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë që në skedën e tij kriminale nuk mungojnë dënimet për posedim dhe shitje kokaine.

Portugezi që kishte 2 muaj që ishte zhvendosur në Shqipëri, jetonte mes Lezhës dhe Shkodrës. Pasi kreu vrasjen e Nikulajt, portugezi është larguar nga Shqipëria nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Në sistem ai rezulton të jetë ende në Greqi por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë e largimit nga aty ilegalisht.