Aplikacion
Armando Broja pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Enzo Maresca.
Dy skuadra të njohura nga Bundesliga, RB Leipzig dhe Stuttgart, janë të interesuara për sulmuesin shqiptar.
Leipzig po kërkon zëvendësues për lojtarët që mund të largohen, si Benjamin Sesko dhe Xavi Simons, ndërsa Stuttgart, fitues i Kupës së Gjermanisë, do të luajë në Europa League dhe ka nevojë për përforcime në sulm.
Situata e Brojës te Chelsea është përkeqësuar pas blerjeve të reja në sulm. Gjatë sezonit të fundit ai ishte i huazuar tek Everton, por luajti pak për shkak të dëmtimeve dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol.
Stuttgart kishte treguar interes për të edhe verën e kaluar, por tashmë duket se është rikthyer sërish në garë për firmën e tij./ Zoom.al
“Shërbëtor i karteleve të drogës” – Berisha akuza Ballës: Bën pazare me Suel Çelën!