zoom

Aktualitet

Arbana Osmani ka një kërkesë publike për Edi Ramën pas rastit të rëndë të Durrësit

Pas ngjarjes tronditëse të shënuar në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës për shkak të bullizimit që po përjetonte në rrjetet sociale, personazhë të shumë publikë reaguan duke denoncuar dhunën online.

Mes tyre, moderatorja Arbana Osmani në reagimin e saj bëri një edhe një thirrje publike për kryeministrin Edi Rama që të mbyllë aplikacionin “TikTok”, ku nëna e 4 fëmijëve u bullizua me foto e video denigruese nga kushërira e saj.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq Tik Toku. Tani!”, shkroi moderatorja duket etiketuar edhe kreun e qeverisë.