zoom

Stil

Arbana ndan copëza nga dasma në Toskanë, tregon momentet e veçanta

Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë disa copëza nga kurorëzimi i dashurisë me partnerin e saj Eduart Grishaj të shtunën në Toskanë.


Arbana është shprehur e përlotur, kur fustani i nusërisë i është dhuruar asaj nga organizatorët e dasmës në mënyrë që t’ia trashëgojë dhe vajzës së saj.

Ajo ka publikuar disa imazhe nga dekori në dasmën e saj, ndërsa ashtu siç edhe kishte kërkuar ceremonia u mbajt shumë private nga të ftuarit e saj.

Në sy bie unaza e madhe që mbante në dorë Arbana. Në ditën e shënuar, ajo kishte vendosur që thonjtë t’i kishte vetëm të bardha, në kombimin me fustanin.

Arbana ka treguar edhe një pjesë të recetave të përzgjedhura.

Por jo vetëm kaq, pasi Arbana ka publikuar edhe një video ku shfaqet djali i saj, Joni, teksa këndon së bashku me këngëtarin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.

“Miku im i vjetër, faleminderit. Nuk kam fjalë për çka ke bërë ti”, shkruan Arbana krahas videos në fjalë.

Falenderimet nuk kanë munguar edhe për bashkëpuntorët e ngushtë./zoom.al/