zoom

Aktualitet

Apeli i GJKKO lë përsëri në fuqi masën “arrest shtëpie” për Berishën

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi përsëri dhe ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kështu, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin përfundimtar.

Ish-kryeministrit i rrezikohet mandati i deputetit pas më shumë se dy muajsh nëse nuk paraqitet në Parlament, teksa leja për prezencë i është refuzuar disa herë nga SPAK dhe GJKKO. Së fundmi edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e liderit historik të demokratëve. /ZOOM.AL/