Aplikacion
Ankimimi i Enkelejd Alibeajt u bë më 19 Korrik, pasi vendimit të dhënë më 11 qershor nga Gjykata e Apelit, e cila ia kaloi simbolet e Partisë Demokratike grupimit të drejtuar nga Sali Berisha.
Në një njoftim, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm bëri të ditur se “më datë 23.07.2024, është paraqitur rekurs nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, av. Indrit Sefa, ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nr. 723, datë 11.06.2024. Pas kryerjes së veprimeve administrative (komunikimit te rekursit), sot më datë 29.07.2024, dosja u dërgua për shqyrtim rekursi në Gjykatën e Lartë”.
Kjo është hera e dytë që dosja për logon dhe vulën e PD-së kalon për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Ishte kjo gjykatë që vendosi rikthimin e dosjes në Apel për rishqyrtim, ndërsa në udhëzimet e Gjykatës së Lartë kërkojnë një gjykim në themel i çështjes.
Më pas ishte Apeli që më 11 qershor shpalli vendimin duke njohur si grupimin zyrtar të PD-së atë të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha. /ZOOM.AL/
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia