Aplikacion
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka njoftuar se tenderi për portin e ri në Porto Romano është anuluar.
Sipas tij, kompania e vetme ofertuese është tërhequr nga tenderi.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka folur për mediet pas mbledhjes së qeverisë.
Sa i përket vijimit të projektit, ministri Karakaçi deklaroi se do të ndërtohet një skenar tjetër dhe asnjë aktor nuk do të mundet të frenojë projektin. Më tej, Karakaçi deklaroi se nuk do të ketë vonesa në projekt pasi është ende në fazën e parë nuk ka lidhje me situatën.
“Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm që kishte mbetur në garë, me një arsye krejtësisht ekonomike. Komisioni do vijojë me procedurën. Rikujtoj se kryeministri e tha qartë që ka aktorë që po përpiqen ta frenojnë për qëllime të ndryshme, do të ndërtojmë një skenar tjetër dhe çdo aktor tjetër nuk do mundet ta frenojë këtë projekt të rëndësishëm. Gjatë gjithë procesit të prokurimit, autoriteti portual i Durrësit ka pasur një kontratë të posaçme dhe gjithë dokumentet ligjore kanë qenë pjesë. Projekti i Porto Romanos ka mbi dy vite që është hetuar.
Nuk ka vonesa sepse është me faza dhe kontraktori është në fazën një, nuk ka lidhje me fazën me të cilën po flasim”, tha Karakaçi.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari