zoom

Sport

Ancelotti bën apel: Kujdes futbolli ndryshon shumë shpejt, Benzema i mrekullueshëm

Carlo Ancelotti shijon triumfin e Real Madridit të tij në “Stamford Bridge” 3-1 ndaj Chelsea-t në një ndeshje emocionuese.

“Ne e fituam ndeshjen sepse luajtëm mirë me guxim dhe personalitet. Ne ishim në gjendje ta ndërtonim lojën mirë nga mbrojtja dhe të shfrytëzonim thellësinë. Mendoj se Chelsea nuk e ka treguar versionin më të mirë falë Real Madridit, por futbolli ndryshon shumë shpejt”, tha Ancelotti për mikrofonat e “Prime Video”

Më pas italiani u ndal te Benzema: “Shkëlqen me gola, por ndihmon shumë në lojën ekipore. Është shumë i vështirë për t’u markuar, ai lëviz shumë. Karimi është i shkëlqyer.

Një nga lëvizjet fituese ishte përfshirja e Valverde në 11-shen startuese. “Ndeshja e Valverde ishte ndihmuese, cilësore. Unë them gjithmonë se është një nga më të mirët në botë. Ne kemi shumë besim tek ai, nëse e vendos Valverden në të djathtën apo krahun tjetër, nuk ndryshon”.

Ndërkohë Benzema tha: “Të tre janë gola shumë të rëndësishëm, isha i lumtur që shënovi të tretin sepse humba një në pjesën e parë dhe po mendoja për atë ras”.