Aplikacion
Shfaqje të pushtetit të shfrenuar janë të rralla më brutale sesa rrëmbimi i një presidenti në detyrë nga kryeqyteti i tij, në errësirën e natës.
Presidenti Donald Trump ka treguar, përmes një postimi prej vetëm 74 fjalësh në rrjetet sociale, se mund të veprojë me vendosmëri, papritur dhe ndoshta në mënyrë të pamatur, në ndjekje të objektivave të tij të shumta dhe shpesh të ndryshueshme të politikës së jashtme, me pak ose aspak konsideratë për precedentët, pasojat apo – siç duket – për të drejtën ndërkombëtare.
Operacioni për të marrë presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij nga një vendndodhje e ruajtur rëndë në Karakas dhe për t’i çuar – me gjasë – përballë sistemit gjyqësor amerikan, ndjek një model të parashikueshëm, ndonëse ekstrem, për atë që SHBA e cilëson si të arratisur, me një shpërblim prej 50 milionë dollarësh mbi kokën e tij.
Por këtu ka një përjashtim të rëndë: Maduro është kryetar shteti, i një vendi që është objekt i disa synimeve politike amerikane në zhvillim e sipër. Pavarësisht se çfarë thonë aktakuzat, ky veprim do të ndihet gjithmonë si politik.
Administrata të njëpasnjëshme të Shtëpisë së Bardhë kanë dashur ta rrëzojnë regjimin venezuelian – të majtë në ideologji, por autokratik dhe herë pas here të dhunshëm – qoftë në emër të luftës kundër trafikut të drogës, qoftë për interesat e naftës, apo për rreshtimin rajonal.
Paradoki Maduro
Mandati i dytë i Trump-it e ka paraqitur largimin e Maduro-s, si “bos” i një rrjeti të gjerë rajonal të narkotrafikut, si një shtyllë kryesore të arsyetimit të tij. Por këtu lindte një paradoks: Maduro nuk mund të ishte njëkohësisht “truri” i narkotrafikut dhe një lider që mund të largohej thjesht duke dhënë dorëheqjen.
Edhe provat se Maduro ishte figura kryesore e këtij rrjeti rajonal nuk ishin aq bindëse sa do të kishte shpresuar Shtëpia e Bardhë. Po, Venezuela ka lejuar trafikun e drogës përmes hapësirës ajrore dhe brigjeve të saj, me Kolumbinë, prodhuesin më të madh global të kokainës, përtej kufirit. Por kartelët meksikanë dhe kolumbianë janë aktorë shumë më të mëdhenj, ndonëse duket se kanë tërhequr më pak fokus ushtarak amerikan.
Monroe Doctrine 2.0
Në zemër të këtij veprimi qëndrojnë ambiciet më të gjera të Uashingtonit për kontroll më të madh mbi “afërsinë e tij gjeografike”, në atë që është quajtur një Doktrinë Monroe e përditësuar.
Një Venezuelë e nënshtruar do të ishte më e favorshme për tregjet amerikane të hidrokarbureve, por mbi të gjitha do të krijonte një vend ku miliona venezuelianë që aktualisht kërkojnë strehë në SHBA mund të ktheheshin.
Fitorja e rrezikshme
Megjithatë, ajo që vjen më pas mbetet e paqartë – ashtu siç mbetet e paqartë nëse ekziston një pasardhës i menjëhershëm, i gatshëm të përballojë të njëjtin rrezik rrëmbimi. Ende nuk dihet nëse ky veprim do të ndezë zemërim anti-amerikan, apo do të sjellë ditë festimesh për fundin e një diktature që e ka çuar ekonominë venezueliane drejt kolapsit.
Largimi i Maduro-s është një fitore për Trump-in, por kaosi ose kolapsi pas tij do të ishte një humbje zinxhir. Plani për “çfarë vjen më pas” është më i rëndësishëm sesa shfaqja tronditëse e fuqisë amerikane mbi qiellin e Karakasit në orët e para të së shtunës. /CNN – Përgatiti në shqip Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari