Aplikacion
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po zhvillon një operacion në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për favorizim të ndërtimeve pa leje.
Burimet bëjnë me dije se aksioni ka në fokus disa punonjës policie, për të cilët pritet të ekzekutohen urdhër-arreste. Dyshohet se efektivë të komisariatit të Sarandës kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar ndaj rasteve të ndërtimeve të paligjshme në zonat turistike.
Operacioni i AMP-së po zhvillohet pas një serie verifikimesh dhe hetimesh të kryera në bashkëpunim me organet ligjzbatuese, ndërsa kontrollet vijojnë në disa ambiente dhe institucione lokale.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi numrin e personave të përfshirë apo akuzat konkrete, por burimet raportojnë se hetimet lidhen me lejimin dhe favorizimin e ndërtimeve pa dokumentacion në bregdet.
Në orët në vijim pritet një reagim zyrtar nga AMP dhe autoritetet përkatëse lidhur me rezultatet e operacionit./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari