zoom

Ekonomi

Ambicia e Ramës: Do të prodhojmë para dhe letra me vlerë

Ambicia e Ramës: Do të prodhojmë para dhe letra me vlerë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë javëve të ardhshme do të nënshkruajë një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të prodhuar letrat me vlerë në Shqipëri.

“Për t’a mbyllur, me një tjetër produkt që do të na lehtësojë gjurmimimin e mallrave të akcizës, po përgatisim dhe do e firmosim javët e ardhshme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara, për të transformuar shtypshkronjën e letrave me vlerë. Të prodhojmë jo vetëm paratë, të gjitha llojet e letrave me vlerë, përfshirë edhe të gjithë çfarë ka në botën digjitale, identifikimit përmes telefonit dhe jo përmes një karte identiteti”, tha Edi Rama gjatë një konference për teknologjinë.

Ai shtoi se së shpejti në rrugë dhe shkolla do të instalohen kamera digjitale dhe një sistem i inteligjencës artificiale për të garantuar sigurinë.