zoom

Bota

Alarm në Uashington, raportohen të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Alarm në Uashington, raportohen të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Disa të shtëna me armë zjarri u raportuan gjatë natës në zonën pranë Shtëpia e Bardhë në Washington, D.C., parkut Lafayette.

Sipas njoftimit të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë dhe kontrolluan zonën pas mesnatës, por nuk arritën të identifikojnë persona të dyshuar apo prova konkrete që lidhen me të shtënat. Gjithashtu, nuk raportohet për të plagosur.

Ngjarja po hetohet, ndërsa autoritetet po verifikojnë informacionet e marra për incidentin. Mediat ndërkombëtare, përfshirë “The Guardian”, raportojnë se situata mbetet ende e paqartë dhe nën hetim.

Gjatë kohës kur u raportuan të shtënat, presidenti Donald Trump ndodhej brenda në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, aktiviteti Shtëpisë së Bardhë vijoi normalisht, ndërsa masat e sigurisë në zonën përreth u forcuan si një masë paraprake./ Zoom.al

Postime të lidhura