Aplikacion
Një situatë alarmi është regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi katër dronë të dyshuar si të nisur nga Irani janë drejtuar në hapësirën ajrore të vendit, duke aktivizuar menjëherë sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas autoriteteve, tre prej mjeteve fluturuese janë interceptuar dhe rrëzuar nga mbrojtja ajrore, ndërsa një tjetër ka rënë në det pa shkaktuar pasoja. Ngjarja ka shkaktuar tension dhe rritje të nivelit të gatishmërisë, veçanërisht në Dubai, ku sirenat e alarmit janë dëgjuar disa herë.
Zyrtarët konfirmojnë se nga incidenti nuk ka pasur viktima apo dëme materiale, ndërsa situata është stabilizuar brenda një kohe të shkurtër./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit


