zoom

Lajme

Alarm në Beograd! Të shtëna para parlamentit, një person i plagosur

Alarm në Beograd! Të shtëna para parlamentit, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në afërsi të parlamentit serb në Beograd, duke shkaktuar plagosjen e një personi, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pas të shtënave, një tendë pranë ndërtesës së parlamentit mori flakë, por zjarri u neutralizua shpejt falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.

Policia serbe ka arrestuar një person në vendngjarje, ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë.

Presidenti Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorist, duke deklaruar se autoritetet po merren me situatën.

“Kërkoj ndjesë që duhet të largohem nga ky aktivitet, por arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Asamblesë Kombëtare. Do të merrem personalisht me këtë çështje gjatë ditës”, tha Vuçiç.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e autorit apo identitetin e personit të plagosur, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën për të shmangur çdo incident tjetër të mundshëm./ Zoom.al

Postime të lidhura