zoom

Aktualitet

Akuzat për ngacmim seksual në Korçë, ndryshon masa për mjekun e arrestuar

Akuzat për ngacmim seksual në Korçë, ndryshon masa për mjekun e arrestuar

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për mjekun kirurg Nikolla Nunka, i cili ishte arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje. Trupi gjykues vendosi që kirurgu të lirohet nga paraburgimi dhe të hetohet në masën “arrest në shtëpi”.

Ngjarja u bë publike pas denoncimit të bërë nga e reja, e cila pretendon se është ngacmuar nga mjeku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas dëshmisë së saj, ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite për trajtimin e plagës pas operacionit.

Pak ditë pas arrestimit, Nunka u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore që shfaqi gjatë qëndrimit në ambientet e policisë. Burime bëjnë me dije se ai vuan prej kohësh nga probleme kardiake dhe gjendja e tij u rëndua pas ndalimit.

Ndërkohë, 21-vjeçarja ka rrëfyer publikisht versionin e saj të ngjarjes në një emision televiziv, duke deklaruar se mjeku e kishte puthur pa dëshirën e saj në momentin kur ajo kishte shkuar për kontrollin pas operacionit./ Zoom.al

Postime të lidhura