Aplikacion
Një prift 69-vjeçar në rajonin e Puglias, në jug të Italisë, është vendosur në arrest shtëpiak pas akuzave për abuzim seksual ndaj një të mituri brenda ambienteve të kishës ku shërbente.
Sipas mediave italiane, hetimet janë zhvilluar nga autoritetet në dioqezën Ugento-Santa Maria di Leuca, ndërsa dyshohet se ngjarjet kanë ndodhur gjatë muajve të fundit, nga nëntori deri në maj, në dhomën e rrëfimit të famullisë.
Procedimi penal nisi pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua autoriteteve pasi djali i saj tregoi episodet e dyshuara të ndodhura gjatë takimeve me priftin. Në dëshminë e tij, i riu ka rrëfyer disa raste të kontakteve të papërshtatshme gjatë seancave të rrëfimit.
Gjatë marrjes në pyetje, prifti ka mohuar akuzat dhe është shprehur se veprimet e tij nuk kishin qëllim abuziv. Sipas pretendimit të tij, ai po kryente një lloj “rituali pastrimi shpirtëror”, pasi i mituri besonte se ishte nën ndikimin e forcave të errëta.
Me kërkesë të prokurorisë së Leçes, gjyqtari hetues vendosi masën e arrestit shtëpiak ndaj 69-vjeçarit, ndërsa hetimet për rastin vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës