zoom

Lajme

Aktorja zbulon sekretin e lidhjes së saj 40-vjeçare: Bëni s*ks të mirë

Goldie Hawn zbuloi sekretin e lidhjes së saj 40-vjeçare me Kurt Russell.

Aktorja 78-vjeçare ka folur për E!News dhe ka shpjeguar se si arrijnë të jenë kaq mirë pas gjithë këtyre viteve për shkak të… seksit të mirë.

“Duhet të bëni seks të mirë që marrëdhënia juaj të zgjasë”, tha Goldie Hawn dhe shtoi: “Seksi është diçka që ju lidh”.

Ajo shtoi se: “Të jep ndjenjën se personi tjetër të përket ty. Njerëzit që kanë marrëdhënie seksuale të shëndetshme zakonisht zgjasin shumë më gjatë”.

Megjithatë, vuri në dukje se vetëm akti është i pakuptimtë nëse nuk ka ndjenja. “Kjo nuk ndodh për shkak të aktit. Kjo është për shkak të intimitetit dhe ngrohtësisë që krijohet mes çiftit”, shpjegoi ajo.

Së fundi, tha me shaka se përderisa ka marrëveshje, atëherë gjërat janë mirë.

“Duhet të silleni mirë me njëri-tjetrin në çdo rast”.