zoom

Stil

Aktori i njohur ka disa rezerva për Olta Gixhari: Të flasë më pak. E ka qejf protagonizmin!

Ish-banori i “Big Brother Vip” Gent Hazizi ka rezervuar disa kritika për kolegen e tij, Olta Gixharin për rolin e saj në spektaklin “Dancing with the Stars”.

Ai tha se do të ishte shumë më mirë që aktorja të fliste më pak në jurinë e spektaklit në mënyrë që t’i linte teknikët që të japin komentet e tyre për konkurentët.

“Shumë protagonizëm i Oltës! Olta duhet të lejë të flasin teknikët. Ai është një spektakël që ka në bazë kërcimin, jo llafet, jo po fustani… Olta e ka këtë qejfin e protagonizmit dhe e merr. Olta është futur dhe në gjykimet profesionale. Do i sugjeroja që të flasë më pak, duhet të marrë më pak protagonizëm dhe të merret më shumë me kërcimin sesa me paraqitjen, apo pse më the, pse të thashë. Në qoftë se ti do ta kritikosh dikë dhe e kam ndarë mendjen për ta kritikuar, për shembull Dalina Buzi e ndante për mua që në fillim dhe do ma gjente diçka”, tha ai.

Hazizi nuk la pa krahasuar as situatën e tij me Dalinën dhe atë të Ronaldo Sharkës me Oltën.

“Jo nuk është e njëjta situatë sepse Dalina nuk është se kishte diçka me mua. Kurse e atyre është një gjë e mbarsur. Për mua Ronaldo është gabim që merret dhe flet se çfarë ka ndodhur”- tha Genti.

Olta dhe Genti gjatë qëndrimit në “BBV” shpesh herë kanë pasur debate të forta me njëri-tjetrin.

Mirëpo mesa duket ndonëse spektakli ka disa muaj që ka mbaruar, dyshja akoma nuk i kanë ulur gjakrat me njëri-tjetrin.