zoom

Ekonomi

Aktivizohet Bordi i Transparencës, do të vendosë çmime tavan për naftën

Aktivizohet Bordi i Transparencës, do të vendosë çmime tavan për naftën

Shqipëria ka vendosur të ndërhyjë në tregun e karburanteve përmes rikthimit në funksion të Bordit të Transparencës, një mekanizëm që synon kontrollin e çmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e menjëhershme.

Vendimi është marrë nga qeveria përmes një procedure të përshpejtuar dhe vjen si reagim ndaj shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, i ndikuar nga zhvillimet dhe konflikti në Lindjen e Mesme. Ky zhvillim ka reflektuar drejtpërdrejt edhe në tregun vendas, duke sjellë rritje të çmimeve për qytetarët dhe bizneset.

Bordi i Transparencës pritet të mblidhet në ditët në vijim për të përcaktuar nivelin maksimal të lejuar të çmimit të karburanteve, i njohur ndryshe si “çmimi tavan”.

Rikthimi i këtij mekanizmi konsiderohet si një masë emergjente për të stabilizuar situatën dhe për të krijuar më shumë kontroll mbi tregun e hidrokarbureve, në një kohë kur luhatjet ndërkombëtare po ndikojnë ndjeshëm ekonominë vendase.

Që pas nisjes së konfliktit në Iran, nafta në vendin tonë pësoi një rritje me afro 42 lekë/litër, duke arritur deri në 217 lekë/litër./ Zoom.al

Postime të lidhura