Aplikacion
Veprimi i një oficeri në Gramsh në mes të betejës me zjarret ka tërhequr vëmendjen dhe është bërë viral si një akt heroik.
Alfred Zhupani, oficer krimesh, është futur mes flakëve për të shpëtuar një të moshuar.
Në foto duket ai që mban të moshuarën në krahë, teksa vrapon për të shpëtuar nga zjarri.

Prej tre ditësh, mes flakëve dhe tymit që ka pushtuar Gramshin, oficeri i Krimeve Alfred Zhupani po lufton për të shpëtuar jetë njerëzish.
Ai ka lindur në fshatin Bletëz, një prej zonave që tashmë është shkrumbuar plotësisht./ Zoom.al


