Aplikacion
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka përshkruar qeverisjen aktuale si një anije që fut ujë nga të gjitha anët, të kapur nga një sistem i ndërtuar për të përqendruar pushtetin, paratë publike dhe asetet strategjike në pak duar.
Në një deklaratë publike, Tabaku theksoi se listës së institucioneve të kapura i shtohet tashmë edhe AKSHI, duke denoncuar faktin se 96% e tenderave në sektorin e teknologjisë së informacionit përfundojnë tek i njëjti biznesmen. Sipas saj, ky përqendrim nuk është rastësi, por pjesë e një skeme të ndërtuar që prej vitesh.
“Qeveria sot është e delegjitimuar. Është një anije që po fut ujë nga të gjitha anët, me një kapiten që bën sikur nuk e di çfarë po ndodh. Por është pikërisht ai që e ka ngritur këtë sistem,” deklaroi Tabaku.
Deputetja demokrate nënvizoi se bëhet fjalë për një sektor jashtëzakonisht të ndjeshëm, ku administrohen të dhënat personale të qytetarëve, gjendja civile, të dhënat tatimore dhe informacione që lidhen me sigurinë kombëtare, të cilat sot, sipas saj, janë të përqendruara në një dorë të vetme.
Tabaku theksoi se i njëjti model përsëritet në çdo sektor: nga rrugët dhe energjia, te teknologjia e informacionit dhe deri te fermerët. “Gjithçka shkon vetëm në pak duar, në duar që kanë vrarë konkurrencën dhe nuk lejojnë më funksionimin e ekonomisë së tregut,” u shpreh ajo.
Sipas saj, ky sistem ka përjashtuar të rinjtë e talentuar dhe bizneset shqiptare me eksperiencë, duke i lënë jashtë garës për tendera dhe investime, ndërsa favorizon gjithmonë të njëjtët aktorë pranë qeverisë.
Në përfundim, Tabaku tha se ky sistem ka vrarë garën, ka vrarë konkurrencën dhe ka vrarë shpresën, duke theksuar se “këtë sistem duhet ta rrëzojmë dhe ta ndryshojmë”, pasi Shqipëria nuk mund të ecë përpara me një shtet të kapur që po mbyt vetveten.
Aksioni i SPAK u ndërmor mëngjesin e sotëm. Drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karçanaj është lënë në arrest shtëpie dhe akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Arrest në burg është dhënë për biznesmenin Ermal Beqiri.
Po ashtu, masa janë dhënë edhe për disa zyrtarë të Komisionit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.
Hetimi i SPAK lidhet me 12 procedura tenderuese, që dyshohet se janë kryer në shkelje.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari