zoom

Aktualitet

Aksidentohet për vdekje 54-vjeçari në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Një 54 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh. Lidhur me këtë, rast policia ka njoftuar se viktima është identifikuar si S. M., 54 vjeç.

Ndërkohë dyshohet se 54 vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vëndi i ngjarjes.​ Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.