zoom

Lajme

Aksidenti me 4 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, kush ishte këngëtari i njohur që vdiq së bashku me të birin

Aksidenti me 4 të vdekur në Maqedoninë e Veriut, kush ishte këngëtari i njohur që vdiq së bashku me të birin

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik i regjistruar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku një automjet u përplas me një kamion, dhe si pasojë fatkeqësisht humbën jetën katër persona.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm.

Mediat maqedonase raportojnë se një prej viktimave është edhe Riste Velkov, bariton dhe solisti i Operas dhe Baletit Nacional të Maqedonisë, së bashku me djalin e tij 20-vjeçar.

Riste Velkov, 51 vjeç, i lindur në Shkup, konsiderohej një nga emrat më të njohur të skenës operistike në vend. Si solist i mirënjohur i Operës dhe Baletit Nacional, ai ishte veçanërisht i vlerësuar për interpretimet në produksionet “belkanto”, duke fituar reputacionin e një artisti me “ngjyrë kadifeje të zërit”.

Gjatë karrierës së tij artistike, Velkov kishte realizuar 26 role operistike dhe kishte interpretuar në dhjetëra produksione të njohura botërore, përfshirë “Nabucco”, “Rigoletto”, “Macbeth” dhe “La Traviata”.

Sipas hetimeve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi një kamion me targa të Kosovës humbi kontrollin, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me veturën ku po udhëtonin viktimat.

Postime të lidhura