Aplikacion
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pasi një kamion me targa të Kosovës u përplas me një mjet tip BMW.
Sipas informacioneve, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që automjeti BMW të përfshihet menjëherë nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda mjetit nuk kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa makina është shkrumbuar pothuajse tërësisht.
Nga goditja e fuqishme, edhe kamioni ka dalë jashtë aksit, duke përfunduar pranë anës së rrugës.
Si ndodhi aksidenti
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:00.
Sipas të dhënave, drejtuesi i kamionit, 76-vjeçari me iniciale B.B. nga Kosova, ka humbur kontrollin, ka kaluar mbi gardhin ndarës dhe ka hyrë në kahun e kundërt, ku është përplasur me automjetin e drejtuar nga 51-vjeçari me iniciale R.V. nga Shkupi.
Pas përplasjes, të dy mjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur pothuajse tërësisht. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i BMW dhe dy pasagjerë të rinj, ndërsa një viktimë tjetër ende nuk është identifikuar.
Shoferi i kamionit është ndaluar nga policia dhe ndaj tij pritet procedurë përkatëse pas përfundimit të hetimeve.