Aplikacion
Një aksident ka ndodhur mesditën e së enjtes në rrugën Novoselë–Vlorë.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një zonë me shkurre, pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit.
Brenda në automjet ndodheshin shoferi, i cili punonte si taksist, si dhe dy turistë nga Anglia. Të tre personat mbetën të plagosur, por nuk kanë marrë lëndime të rënda.
Qytetarë që ndodheshin pranë vendit të aksidentit u erdhën menjëherë në ndihmë dhe i nxorën nga makina, duke iu dhënë ndihmën e parë./ Zoom.al


