zoom

Aktualitet

Aksident në Bushat/ Makina përplas motorin ku udhëtonin 2 të mitur

Aksident në Bushat/ Makina përplas motorin ku udhëtonin 2 të mitur

Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e kësaj të premteje në fshatin Bushat, njësia administrative Vau i Dejës, ku një automjet përplasi një motomjet me dy të rinj.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Gj. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë, ërplasi një motomjet ku udhëtonin dy të mitur.

Nga aksidenti u dëmtua një 16-vjeçar, pasagjer në motomjet, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër. Mësohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ Zoom.al

Postime të lidhura