zoom

Kosova

Aksident në Prishtinë/ Polici i kërkon të ndalojë, shoferja e përplas dhe arratiset

Aksident në Prishtinë/ Polici i kërkon të ndalojë, shoferja e përplas dhe arratiset

Një efektiv policie u përplas mbrëmjen e kësaj të premteje në krye të detyrës në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Ai i bëri me shenjë një makine, që drejtohej nga një vajzë me inicialet A. A., të ndalonte për kontroll dhe i kërkoi asaj të dilte nga mjeti.

Por shoferja nuk iu bind urdhrit dhe përplasi policin, duke u arratisur më pas nga vendi i ngjarjes.

Policia në Kosovë po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të arrestuar autoren, ndërsa efektivi është në spital nën kujdesin e mjekëve.