Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan-Tepelenë.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ata kanë marrë plagë të lehta në trup dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë transportuar te spitali i Fierit.
Ndërkohë, policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë./ Zoom.al



